Përfaqësuesja e Danimarkës është kampion bote, pasi në finalen e zhvilluar në Herning /Danimarkë/, mposhti kombëtaren e Norvegjisë me rezultat të thellë 31- 22, për të siguruar kështu titullin e parë të botës në historikun e vet, transmeton Kabllogrami.
Danimarka e ka mbyllur kampionatin botëror me dhjetë fitore nga po aq ndeshje, duke treguar performancë dominuese në tërë kampionatin. Edhe këtë ndeshje finale Danimarka e dominoi nga fillimi. Hansen me 7 gola ishte më efikasi te Danimarka, ndërsa Joendal shënoi 8 gola për Norvegjinë.
Ndërkohë kombëtarja e Francës fitoi medaljen e bronzit pasi që në sfidën për vendin e tretë mposhti Gjermaninë me një finish dramatik, me rezultat 26-25. Pjesa e parë u mbyll në të mirë të Gjermanisë me rezultat 13-9, ndërsa në vazhdim Franca riktheu lojën dhe arriti që të shënojë fitore krejt në fund të takimit, falë një goli të Karabatiq në sekondën e fundit të takimit. Kentin Mae u dallua tek Franca me 7 gola nga 8 tentimet, ndërsa realizim të njëjtë kishte edhe Uve Gens’Hajmer i Gjermanisë.
Dje në ndeshjen për vendin e pestë, kombëtarja tjetër skandinave, Suedia mposhti Kroacinë. /©Kabllogrami/