Sot në orën 13:00 kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me zyrtaren e BE-së, Federica Mogherini kanë zhvilluar një drekë pune, ndërkaq ende nuk është bërë e ditur se çfarë është folur konkretisht në këtë takim, raporton Kabllogrami
Nё anёn tjetёr, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, siç kishte premtuar se tё hёnёn do ta bёjё publike pёrgjigjen pёr Mogherinin, përmes një letre qё sot ёshtё bёrё e qasshme pёr media, i është përgjigjur Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, pas kërkesës së kësaj të fundit për ta suspenduar taksën prej 100% ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja.
Në letër Haradinaj ia përmend Mogherinit tё 20 vjetёt pas luftës, 10 vjetёt pas pavarësisë dhe pesë vjetёt pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel, nё tё cilat “realiteti në progresin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka qenë minimal” dhe krejt kjo pёr fajin e Serbisё qё s’po mund tё ndahet nga politikat e sё kaluarёs.
“Ajo që na nevojitet tani është një iniciative e re për ngritjen e dialogut në një nivel ku çështjet siç janë tarifat, të përfshihen në një zgjidhje më të gjerë. Roli i BE-së është vendimtar në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, unë besoj fuqishëm se me angazhimin tuaj një rezolutë është e mundur”, thuhet mes tjerash në letrën e Haradinajt drejtuar Mogherinit, dy ditë më parë qё sot ёshtё bёrё publike. /©Kabllogrami/