Haradinaj: Nëse bie Qeveria bie edhe Thaçi me Veselin
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të tërhiqet nga qëndrimi për mos-ndryshim kufijsh dhe për taksën ndaj Serbisë, edhe nëse kjo do t’i kushtojё me rrëzimin e qeverisë që ai udhëheq.
Në një intervistë për Interaktiv në KTV, Haradinaj ka thënë se Kosovën e 17 shkurtit 2008, nuk mund ta zhbëjë askush dhe as presidenti, transmeton gazetaexpress.
Nëse largohet ai nga posti, tha se do t’i marrë me vete edhe Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
Haradinaj vazhdon tё rezistojё ndaj idesё pёr ‘korrigjim tё kufijve’ qё po shfaqet tashmё si konspiracion ndёrkombёtar kundёr Kosovёs nё favor tё interesave sёrbo-mёdha, tё cilin konspiracion pёr habinё e tё gjithёve po e pёrkrah si “ide tё tij” edhe presidenti nё detyrё i Kosovёs. Kryeministri vazhdon tё besojё se ndryshimi i kufijve bëhet vetëm me luftë. /©Kabllogrami/