Haradinaj e bën publike çertifikatën që dëshmon se Trepça është kompani e Kosovës /foto/
Miratimi i Ligjit për “Trepçën”, në tetor të vitit 2016 dhe statuti i “Trepçës” kishte nxitur, si gjithnjë reagimin e Beogradit zyrtar, pasi që këtë kombinat në stilin e saj “Sërbocid”, Serbia vazhdon ta konsiderojë si aset të saj. Madje ata duke luajtuar lojëra të ndyra që veç ata dinë t’i bëjnë, në vazhdimësi kanë kërkuar që çështja e “Trepçës” të futet në dialog me Serbinë. Mbase me këso kërkesa iracionale po japin sinjale se nuk janë të interesuar që dialogu me Kosovën të ketë sukses, shkruan Kabllogrami.
Gjiganti metalurgjik “Trepça” është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Këtë e ka barë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për të kundërshtuar pretendimet e Serbisë e cila kërkonte që “Trepça” të mos regjistrohet si kompani në Kosovë.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë publik lajmin, duke treguar se gjiganti metalurgjik në Mitrovicë është regjistruar si kompani në Kosovë. Këtë Haradinaj e ka bërë përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.
“Më në fund lajmi i madh. Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë. Urime e me fat!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Regjistrimi i “Trepçës” si kompani vjen pasi në Kuvendin e Kosovës muaj më parë, statuti i saj mori dritën e gjelbër për t’u regjistruar si shoqëri aksionare, ku 80% e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës dhe 20% janë aksione të punonjësve të “Trepçës”. /©Kabllogrami/