Kryeministri, Ramush Haradinaj është larguar nga takimi i liderëve të shtetit me zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë.
Në takim morën pjesë dy zyrtarët e lartë amerikanë John Erath dhe Berkley, ndërkaq takimi është duke u mbajtur akoma në presidencë.
Haradinaj është larguar, përderisa siç merrret vesh, takimi po vazhdon edhe më tutje me Thaçin, bën të ditur Telegrafi.
Pas takimit, nuk ka pasur asnjë deklaratë për media nga kryeministri i vendit.
I pranishëm në takim nuk ka qenë kryeparlamentari Kadri Veseli.
Delegacioni amerikan vjen nga Beogradi ku qëndroi në një vizitë dyditore, me ç’rast është takuar me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq. /©Kabllogrami/