Hahnit i vendoset “vizë” për të hyrë në Kosovë

Aktivistë nga shoqёria civile janë mbledhur tek hyrja e ndërtesës së BE-së për të shprehur indinjatën karshi kësaj të fundit për mos liberalizmin e vizave. Ata kanë vendosur një pllakatё nё rrethojat e ndёrtesёs sё BE nё Prishtinё me porosi për vizitën e komisionarit evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, raporton Kabllogrami

“Mirëserdhe në Kosovë z.Hahn! Ne jemi për reciprocitet, kështu që ju duhet viza që të hyni në Kosovë. Për një vizë, ju duhen 45 dokumente të ndryshme dhe 35 euro (tarifa e vizës)”, ishte kjo porosia për komisionarin evropian i cili pritet që sot të qëndroj për vizitë në Kosovë, raporton KosovaPress, transmeton Kabllogrami.

Aktivisti nga Drenasi, Xhavit Drenori tha se kanë ardhur për të dhënë këtë porosi për komisionarin evropian dhe për të shprehur indinjatën ndaj BE-së për qasjen karshi qytetarëve të Kosovës, të cilët po vazhdojnë të jenë të izoluar dhe pa liberalizim të vizave.

Sipas tij, për gjendjen në Kosovë, fajtor nuk është vetëm politika vendore, por edhe vetë BE-ja e cila e ka ndihmuar formimin e shtetit të Kosovës.

“Nëse ata mendojnë se elita jonë politike është e korruptuar atëherë të mos bashkëpunojnë me ta, por mos t’i lënë qytetarët të izoluar”, tha ai.

Ndryshe gjatë ditës së sotme komisionari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, gjatë kësaj vizite në Kosovë pritet të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë