Sezoni turistik grek do të fillojë muajin qërshor, duke u përcjellur edhe me fluturimet ndërkombëtare të çharterit në vendet e njohura turistike Greke në korrik, thotë kryeministri grek.
“Periudha e turizmit fillon më 15 qershor, kur hotelet sezonale mund të rihapen,” tha Kyriakos Mitsotakis në një adresim televizivë të Mërkurën.
“Le të jetë kjo sezonë e verës epilogu i krizës [Covid-19],” shtoi ai.
Pandemia e koronavirusit kërcënon të dëmotn industrinë e turizmit në Greqi, e cila është jetike për ekonominë e vendit.
Njoftimi Grek erdhi gjersa ministrat e turizmit të BE-së ranë dakord të bëjnë “gjithçka që duhet bërë për rimëkëmbjen e shpejtë dhe të plotë të turizmit evropian”.
Ndërsa kufizimet që synojnë minimizimin e përhapjes së virusit lehtësohen gradualisht në të gjithë Evropën, Z. Mitsotakis tha se Greqia kishte treguar me trajtimin e saj të krizës se ishte një “vend i siguritë, i besueshëm dhe me shëndetësi në nivel të duhur”.
“Është një reputacion i shkëlqyeshëm”, tha kryeministri, duke shtuar se vendi kishte siguruar një “mburojë higjienike në çdo vend të mikpritjes … pasionin tonë që gjithmonë frymëzohet nga Xenios Zeus”. Perëndia Greke Zeus ishte perëndia e ksenisë ose mikpritjes, përpos shumë gjërave të tjera.
@Kabllogrami