Grabitje me armë në një market në Dardani, një i arrestuar

Disa persona të maskuar kanë kryer një grabitje në lagjen “Dardania”, në Prishtinë. Njёri prej tyre ka përfunduar në prangat e policisë pasi është zënë në flagrancë, bёn tё ditur Kabllogrami.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore, i vitit të lindjes 1999, pasi ka grabitur një market në lagjen Dardania në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur për koha.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka treguar se gjithashtu në rast dyshohet se janë përfshirë edhe disa persona. Kemi mёdyshje se 4 persona mund të kenë kryer këtë grabitje.

Hoxha ka shtuar se të dyshuarit pasi e kanë vërejtur që kanë rënë në gjurmë nga Policia, gjatë ikjes kanë hedhur çantën dhe arkën e grabitur, përderisa zyrtarët kanë arritur që njërin nga të dyshuarit ta kapin në flagrancë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e rasteve te tilla që rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve dhe do të tregoj zero tolerance ndaj kryerësve te rasteve te tilla, duke ndërmarrë veprime rigoroze konform ligjit”, ka thënë për fund Daut Hoxha. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë