Është kryer një grabitje e armatosur para pak çastesh në një supermarket, që ndodhet në kryeqytet, në rrugën Isa Kastrati. Thuhet se ishin pesë persona në kryerjen e grabitjes.
Burimet thonë se nuk ka të lënduar me këtë rast.
Aktualisht policia ka dalë në vendngjarje me njësitet relevante, të cilat po kryejnë hetimin.
KosovaPress raporton se grabitësit e armatosur janë larguar në këmbë nga marketi në drejtim të lagjes “Tokbahçe”. Ky rast ka shkaktuar panik te qytetarët që ishin në market në këtë moment, dhe sipas KP-së ka pasur edhe të alivanosur. /©Kabllogrami/