Glauku: “PSD i ndërron qëndrimet si çorapet”, reagon Dardan Sejdiu

Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, u ka kërkuar falje votuesve të partisë së tij, pse kishte vendosur në listën për kandidatë të deputetëve 12 deputetët që tash janë në PSD, transmeton Kabllogrami

Konjufca tutje ka thënë se në Vetëvendosje, ata as ëndërr nuk kishin mundur që ta shohin këtë pazar me Hashim Thaçin. Ka thënë kështu në një konferencë të jashtëzakonshme për media, në prag të seancës së jashtëzakonshme ku pritet të votohet për rezolutën e propozuar nga PSD-ja për dialog e ekip të përbashkët në bisedimet me Serbinë.

S’ka vonuar shumë dhe ka reaguar Dardan Sejdiu, shef i grupit parlamentar të PSD-së, ndaj ish-kolegut partiak, Glauk Konjufcës që ka thënë se deputetët e PSD-së, ndërrojnë qëndrimet si çorapet.

“Konjufca duhet ta kuptojë që nuk ka qenë vendim i tij të na përfshijë në listë. Arsyeja që nuk jemi në Vetëvendosje është mendimi për nënshtrim. Aq sa ka legjitimitet Sejdiu, aq ka Konjufca. Nëse dikush ka dashur të mendoj me mendësi nënshtrimi, dikush tjetër ka dashur të ketë mendim ndryshe”, ka thënë Sejdiu derisa ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme do të fillojë sonte pas orës 17.

“Nuk i kam përcjell reagimet e VV-së. LDK-ja dhe VV-ja e kanë mundësinë që përmes kësaj rezolute t’i marrin përgjegjësitë për dialogun. Në të kundërtën do të jetë vetëm një person që vendos për Republikën”, ka thënë Sejdiu ndër të tjera. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë