Zafir Berisha, ish- komandant i UÇK-së dhe shef i shtabit të Zonës Operative të Pashtrikut, i cili njëherësh është edhe deputet nga radhët e Nismës, ka thënë për ‘Zërin’ që pavarësisht se kanë filluar indikacionet e para të fillimit të punës së Gjykatës Speciale, përsëri, sipas tij, kjo e fundit është e padrejtë dhe e njëanshme, transmeton Kabllogrami
“Edhe në mandatin e kaluar si deputet, por edhe sot them se Gjykata Speciale është e njëanshme dhe ka tendencë që të barazohet lufta dhe gjenocidi serb me luftën çlirimtare që ka bërë UÇK-ja dhe shqiptarët e Kosovës. Ftesa që i është bërë komandant ‘Remit’ nga kjo gjykatë e që nuk dihet nëse do të jetë në cilësinë e të akuzuarit ose dëshmitarit është fillimi i misionit të Gjykatës, për të cilën është themeluar ajo me ndihmën e Hashim Thaçit”, ka theksuar Berisha.
Mirëpo pavarësisht kësaj Berisha ka thënë pёr ‘Zёrin’ se askush nuk do të mundë ta njollosë luftën e UÇK-së. /©Kabllogrami/