Gjithë fituesit e “Brit Awards”, përfshirë Dua Lipën

Këngëtarja kosovare, Dua Lipa, ka fituar çmimin për Këngën më të mirë të vitit në ceremoninë e sivjetme të “Brit Awards”, në bashkëpunim me Calvin Harris, me këngën “One Kiss”, transmeton Kabllogrami.

Ky çmim vjen pak kohë pasi ajo hyri në histori si duke fituar dy çmime në “Grammy”.

Dua kishte veshur një fustan festiv duke e kombinuar me këpucë të bukura me taka ngjyrë ari, që duket se me këtë ka dashur t’ia urojë Kosovës përvjetorin e 11-të, të pavarësisë – që ishte ditë më parë, pasi që veshja e saj e kombinuar dukej se përfaqësonte flamurin e shtetit të Kosovës.

Por mediat në Britani kanë spekuluar gjithashtu për veshjen e Duas, duke e ndërlidhur atë me flamurin e BE-së, pas debateve të shumta në Britani pro dhe kundër Brexitit. Siç thotë një fjalë e popullit: “Secili qan hallin e vet”.

Në vijim lista e plotë e fituesve:

  • Më i miri në kategorinë e meshkujve – George Ezra
  • Më e mira në kategorinë e femrave – Jorja Smith
  • Kënga më e mirë – Calvin Harris & Dua Lipa (One Kiss)
  • Depërtimi më i mirë – Tom Walker
  • Grupi më i mirë – The 1975
  • Video më e mirë – Little Mix – Woman Like Me ft. Nicki Minaj
  • Grupi Ndërkombëtar – The Carters
  • Më i miri në kategorinë ndërkombëtare te meshkujt – Drake
  • Më e mira në kategorinë ndërkombëtare te femrat – Ariana Grande
  • Albumi më i mirë britanik – The 1975 (A Brief History of Online Relationships)
  • Producenti më i mirë britanik – Calvin Harris
  • Kontributi i jashtëzakonshëm për muzikë – Pink

©Kabllogrami.com

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë