Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka premtuar se do të interesohet që njohja e patentave të shoferëve të qytetarëve kosovarë të bëhet sa më shpejt nga shteti i tij.
Këtë përgjigje Mass e dha pas pyetjes së parashtruar nga një gazetar kosovar i Indeksonline në konferencën e përbashkët me ministrin Behgjet Pacolli.
“Mund të duket si diçka banale që ministrat e Jashtëm të flasin për këtë çështje. Por kjo është temë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës. Me ardhjen e tij në Berlin, Pacolli ka marrë shumë lutje nga qytetarët e Kosovës për zgjidhjen e kësaj çështje”, ka deklaruar ministri Maas.
Ai ka thënë se kanë rënë dakord që kjo njohje të bëhet edhe nga ana federale e transportit në Gjermani. /©Kabllogrami/