Policia gjermane po vazhdon hetimet mbi dyshimet rreth aferёs sё pastrimit tё parave, lidhur me atё qё njihet si “Offshore Leaks” dhe “Panama Papers”. Pasi qё kёtё tё enjte e tё premte bastisi gjashtë zyra të Deutsche Bank, të cilat ndodhen brenda, apo rreth qytetit të Frankfurtit, policia gjermane po thellon hetimet me intensitet tё shtuar. Njoftimi u bë nga zyra e prokurorisë publike, transmeton Kabllogrami
Prokurorët po hetojnë lidhur me aktivitetet e dy punonjësve të Deutsche Bank, emrat e të cilëve nuk janë bërë publike, nën pretendimet se kanë ndihmuar klientë të bankës për të krijuar kompani jashtë vendit me qëllim pastrimin e parave.
Njoftimi vjen ndërsa banka po përpiqet të rregullojë reputacionin e saj të rënë poshtë për shkak të tre viteve mbushura me humbjeve financiare e skandale për shkak të keqpërdorimin të ligjeve rregullatore. Hetimet nisën pasi prokurorët po rishikonin dokumentin e ashtuquajtur “Offshore Leaks” si dhe “Panama Papers”, njoftoi zyra e prokurorit. ‘Offshore Leaks’ është emri i një raporti që publikoi detaje mbi 130 mijë llogari jashtë vendit, në të ashtuqujturat parajsa fiskale, shkruan VoA, transmeton Kabllogrami. /©Kabllogrami/