Gazeta javore serbe “Vreme” kërkon nga policia e Kosovës hetim serioz për djegien e veturës së saj në veri të Kosovës

Mediat serbe janë në hall të madh nga dhuna që po ushtron Vuçiqi në Serbi ndaj tyre, sidomos mediat që po arrijnë të mos i nënshtrohen diktatit të pushtetit në Serbi, që udhëhiqet nga kriminelët Vuçiq-Daçiq. Edhe në Kosovë, sidomos në pjesën veriore janë instaluar bandat kriminale që udhëhiqen direkt nga Vuçiqi, me mbështjellje institucionale përmes grupimit kriminal ‘Lista Serbe’, duke kërcënuar dhe traumatizuar popullsinë serbe që jeton në atë pjesë të Kosovës. E organet e rendit në Kosovë dhe BE-ja sikur bëjnë sehir ndaj krimit që bandat serbe ushtrojnë në atë pjesë, shkruan Kabllogrami.

Beograd, 9 janar – Kolegjiumi i të përjavshmes së Beogradit, “Vreme”, përmes një letre të hapët ka kërkuar sot nga drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Çalaj, që të bëhen hetime të shpejta e të hollësishme në lidhje me djegien e veturës me të cilën ktheheshin nga Kosova ekipi tre anëtarësh i “Vreme-s” me kolegun nga portali “Le Courrier des Balkans”, bën të ditur FoNet, përcjell koha.net.

Ekipi i “Vreme-s” po kthehej nga Mitrovica veriore, ku kishte qëndruar me qëllim që të intervistojë Tatjana Llazreviqin, redaktoren e portalit “KoSSev.info” dhe personalitetin e vitit të përzgjedhur nga redaksia e kësaj të përjavshmeje.

Flaka shpërtheu papritmas dhe kjo ndodhi fare pranë pikëkalimit kufitar Jarinje në orët e mbrëmjes më 4 janar (2019), ndërsa katër pasagjerët dolën të palënduar nga automjeti, i cili o dogj plotësisht.

Policia në Leposaviq ka marrë deklaratat nga gazetarët e “Vreme-s” dhe ka konkluduar se vetura ishte kallur vetë, pa i shikuar xhirimet e kamerave mbikëqyrëse nga Mitrovica.

Ndonëse nuk i dimë shkaqet e zjarrit në automobilin në të cilin ndodhej ekipi i “Vreme-s”, konsiderojmë se veprimi i tillë i policisë në Leposaviq është i palejueshëm dhe i rrezikshëm, aq më parë në rethana kur të punësuarit në mediume janë të ekspozuar presioneve të rënda, frikësimeve dhe formave të dhunës së llojllojshme, thekson kolegjiumi i të përjavshmes “Vreme”.

Përmes letrës kërkohet: shikimi i xhirimeve nga kamerat mbikëqyrëse në parkingun e hotelit “North city” dhe nga rruga “Kral Petar” rreth rekasisë së “KoSSev-it” në Mitrovicë, hetimi forenzik që do të përcaktonte shkaqet e zjarrit në veturë dhe veprimet e tjera përkatëse nga fushëveprimi i policisë.

Vetëm në këtë mënyrë mund të vërtetohet se pse u dogj vetura në të cilën ndodhej ekipi i të përjavshmes “Vreme”, ndërsa nga ju presim të zhvillon një hetim të shpejtë, efikas dhe me themel, përfundon kolegjiumi i “Vreme-s”. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë