Galaxy S10 vjen me RAM të teknologjisë së fundit në tre modelet e tij
Samsung Galaxy S10, Samsung Galaxy S10+ dhe Samsung Galaxy S10 Lite, do të jenë smartfonët që do të përdorin teknologjinë më të fundit të RAM memories që do ta bëj këtë tip të smartfonit, celularin më efikas të prezentuar ndonjëherë në transferimin e të dhënave.
Gjatë verës së vitit të kaluar, gjiganti i teknologjisë Samsung zbuloi RAM memoriet LPDDR5, të parët në botë, për gjeneratën e ardhshme të smartfonëve dhe tani është zbuluar se treshja Galaxy S10 me shumë gjasë do të vijnë me RAM të kësaj teknologjie të fundit.
Sipas një postimi në Twitter, smartfonët e rinj Galaxy S10 që do të lansohen muajin e ardhshëm do të pajisen me RAM memoriet LPDDR5, transmeton Koha.net. Besohet se ato do të jenë së paku 30 për qind më efikase sesa LPDDR4X dhe deri në 1.5 herë më të shpejtë në transferimin e të dhënave, shkruan uebfaqja e specializuar për analizimin e smartphone-ve gsmarena.
Gjithashtu, Samsungu beson se RAM-ët e teknologjisë së fundit do të ofrojnë mbështetje për aplikacionet me AI dhe smartfonët 5G, që nënkupton se vetëm seria Galaxy S10 me 5G do të mund t’i përdorin RAM memoriet e reja. /©Kabllogrami/