Futbollistët shqiptarë të frytshëm në ligat Evropiane

Xherdan Shaqiri ishte protagonist këtë fundjavë, duke shënuar një gol të bukur me të filluar pjesa e dytë, në fitoren e Liverpool ndaj Fulhamit, e vlefshme për xhiron e dymbëdhjetë të premier ligës angleze, raporton Kabllogrami

Në anën tjetër, në ligën zvicërane, Pajtim Kasami ka shënuar gol me asistim të Ermir Lenjanit në fitoren që Sioni e shënoi përballë Zuerichut me rezultatin 2:1. Kasami shënoi golin e parë në minutën e 71-të të ndeshjes së zhvilluar të dielën, e që i takoi javës së 14-të të Superligës zvicerane. Kasami luajti deri në fund, kurse Lenjani u zëvendësua në minutën e 77-të.

Te Zuerichu titullar ishin dy futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli. Ky i fundit u zëvendësua në minutën e 59-të. Në stol te Zuerichu ishin edhe dy futbollistët e tjerë shqiptarë, Toni Domgjoni dhe Mirlind Kryeziu, shkruan sot koha ditore. Mirlindi, Hekurani dhe Benjamini pritet t’i bashkohen Kosovës në grumbullim për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Maltës dhe Azerbajxhanit.

Gol të dielën në Superligën e Zvicrës ka shënuar edhe Nedim Bajrami. Bajrami shënoi në minutën e 59-të në fitoren 3:2 të Grasshoppersit përballë Xamaxit. Sipas koha.net te Grasshoppersi titullar ishte edhe Arlind Ajeti, kurse Bujar Lika dhe Gjelbrim Taipi ishin në stol.

Te Xamaxi titullar ishte Kemal Ademi. Ademi u zëvendësua nga Liridon Mulaj në minutën e 71-të, derisa nga fillimi i pjesës së dytë luajti edhe Samir Ramizi. Arbnor Fejzullahu qëndroi në stol. Në humbjen e Baselit nga Thuni, të shtunën, golin e dytë e shënoi Albian Ajeti. Thuni fitoi 4:2. Ajeti shënoi në minutën e 28-të për 2:0, por më pas Thuni shënoi katër gola për ta fituar takimin. Ajeti dhe Taulant Xhaka luajtën deri në fund të takimit për Baselin. /©kabllogrami.com/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë