Ndarja e Kosovës dhe kufijtë e rinj, për të cilët po flitet, për Kishën Ortodokse Serbe (KOS) dhe për shumicën e popullatës nuk janë zgjidhje, sepse Serbia pa Kosovën nuk është Serbi, ka deklaruar patriarku serb Irinej për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti.
“Kur njeriut ia nxirrni zemrën, ai nuk është më njeri”, ka thënë gjatë vizitës në Moskë patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, kishë e cila së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë njihen si inspiruesit e krimeve më të tmerrshme kundër njerëzimit pas Luftës së Dytë Botërore – ndaj popujve në fqinjësi të Serbisë, krime të cilat ia kalojnë edhe gjenocidit, e që njihen shkurt me emrin “Srbocid”.
Ai ka theksuar se qëndrimi i Serbisë dhe i KOS-i t është që në tërësi të respektohet rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244, që popullit shqiptar t’i sigurohet liria dhe autonomia, porse territori i Kosovës të mbetet në kuadër të Serbisë. /©Kabllogrami/