Filharmonia tё dielёn me koncert pёr festa tё fund vitit
Filharmonia e Kosovës do të mbajë kocertin pёrmbyllёs pёr kёtё vit, dhe atё me dy termine brenda ditёs sё diel. Për shkak të interesimit të madh të publikut për koncertin e fundvitit, menaxhmenti i Filharmonisё ka vendosur që të dielën mё 23 dhjetor, të mbajë koncertin e njëjtë në dy orare. I pari do të fillojë në orën 17:00, ndërsa i dyti në orën 20:00, njofton Kabllogrami
Baki Jashari, drejtor i Filarmonisë së Kosovës, në një konferencë për media, të mërkurën, ka thënë se në bazë të disa llogaritjeve që kanë bërë, numri i të interesuarve arrin deri në dy mijë veta. Pas shqyrtimit të disa opsioneve që kjo ngjarje të zërë vend në një ambient tjetër e jo në “Sallën e Kuqe” – e cila ka rreth 340 ulëse – në bashkëpunim me dirigjentin Norman Widjaja kanë vendosur që këtë ngjarje ta organizojnë dy herë brenda ditës. Në këtë formë të gjithë të interesuarit mund të pajisen me bileta në objektin e Filarmonisë, të cilat janë falas. Kësisoj, sipas Jasharit, të gjithë të pranishmit do të kenë ulëset e veta.
Ky koncert, i cili e rikthen Widjajan për herë të tretë në Kosovë, do të sjellë arie të operave të njohura operistike, po ashtu edhe vepra simfonike. Befasi e mbrëmjes do të jetë ansambli vokal i porsaformuar “Dardanicum Cantori”. Pjesë e programit janë jashtë gjashtë solistë, dy prej tyre të ftuar special: sopranoja kosovare e cila jeton dhe vepron në Vjenë, Lorika Ismajli, dhe baritoni i njohur shqiptar Armando Likaj. Ata do të ndajnë skenën me tenorin e ri Granit Musliu dhe sopranot Adelina Paloja, Arta Jashari dhe Kaltrina Miftari. /©Kabllogrami/