Futbollistëve të Feronikelit u duhet një fitore minimale prej 1:0 në ndeshjen e kthimit të Evropa Ligë, ndaj Sllovanit të Bratisllavës, ndeshje e cila do të luhet nesër, të martën me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan sot Kabllogrami.
Futbollistët e Feronikelit kanë pësuar humbje prej 2:1 në ndeshjen e parë si mysafirë të Sllovanit, derisa me gjasa reale për kualifikim tutje e presin ndeshjen e kthimin në Prishtinë. Spekulimet e parandeshjes se Sllovani është kafshatë e pakapërdishme për Niklin, dolën të jenë jo reale pas ndeshjes. Niklit i duhet vetëm më shumë përvojë ndërkombëtare si dhe fat sportiv për t’u rrahur dinjitetshëm me skuadra të forta në gara të UEFA-s.
Feronikeli ka pasur një javë me përgatitje intensive për lojën kundër Sllovanit të Bratisllavës, me synimin që të kualifikohet tutje dhe kështu pse jo edhe të shkruajë historinë.
Pra, nesër me fillim nga ora18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Feronikeli do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Slovan Bratislavës në kuadër të raundit të dytë eliminator të Ligës së Evropës, andaj u bëjmë thirrje tifozëve dhe sportdashësve kosovarë që në numër sa më të madh të vijnë në “Fadil Vokrri” dhe të jenë lojtari i 12-të i Niklit për të kaluar tutje. /©Kabllogrami/