Feronikeli ka bërë një ndeshje spektakolare në udhëtim te The New Saints. Vendasit arritën të krijojnë epërsi prej 2 me 0, por kampioni i Kosovës nuk u dorëzua duke arritur të barazojë rezultatin në 2 me 2, raporton Kabllogrami.
Draper shënoi golin e epërsisë për TNS-në në minutën e 49 nga penaltia të cilën e shkaktoi kapiteni i ‘Niklit’, Lladrovci. Derisa në minutën e 77-të, Edwards dyfishoi epërsinë për vendasit.
Mirëpo, Feronikeli nuk u dorëzua duke arritur të barazojë shifrat në 2 me 2 deri në fund të takimit.
Mevlan Zeka shënoi golin e parë në minutën e 88 pas një aksioni shumë të bukur.
Derisa shifrat i barazoi Astrit Fazliu, duke shënuar nga penaltia në minutën e 90+3.
Me këtë rezultat pozitiv Feronikeli e pret TNS-në në Kosovë më 16 korrik.
Rikthimi sensacional në sekondat e fundit i Feronikeli kundër klubit uellsian ‘The New Saints’ iu ka lënë mbresa edhe mediave në britani, ku një media ‘County Times’ e ka quajtur kampionin e Kosovës mbret të rikthimeve.
Barazimi 2:2 në një garë të këtij karakteri është shumë i favorshëm për Niklin, pasi çfarëdo barazimi më me pak se dy gola e dërgon skuadrën nga Drenasi në rundin e dytë kualifikues në tentim për ta siguruar pjesëmarrjen në edicionin 2019/20 të Ligës së Kampionëve të Evropës. /©Kabllogrami/