Shoqata e Botuesve të Kosovës në kuadër të panairit të librit që po mbahet këto ditë në Prishtinë, shkrimtarin e shquar shqiptar Fatos Kongolin, e shpalli shkrimtar të vitit me veprën, “Gënjeshtarë të vegjël”.
Kurse, për shkrimtarin e vitit të huaj, çmimi iu nda Jacques Baudouin për veprën “Lindja e Demokracisë”.
Organizatorët thanë se panairi i sivjet ka tejkaluar pritshmëritë.
Në mesin e shumë çmimeve të tjera që u ndanë, ishte edhe çmimi për letërsisë për fëmijë, të cilin e fitoi autorja, Anila Kruti me veprën “Flutura e Majit”.
Për publicistikën, çmim mori Mirela Oktrova me veprën “55 ditë”.
Kurse, në kuadër të poezisë dhe prozës më të mirë, çmimet iu ndanë Ismail Sylës dhe Kim Mehmetit.
Paniri i këtij viti pati vizitueshmëri të madhe nga dashamirët e librit të cilët u ankuan për ҫmimet e fryera të librave në disproporcion me standardin e jetesës në Kosovë.
Edicioni i sivjetmë i panairit të librit mbyllet nesër, të dielën në mbrëmje. /©Kabllogrami/