Artisti kosovar Petrit Halilaj qё si fёmijё refugjat kishte ikur nga Kosova si pasojё e gjenocidit serb, është radhitur në mesin e artistëve më me ndikim në botën e artit për këtë vit, transmeton Kabllogrami
Halilaj është në listën e “My Art Guides” bashkë me emra të tillë si Banksy – artistin anglez të famshëm, ndonëse misterioz.
Në një fotografi të fotografit të njohur Andrew Testa, i cili për New York Times kishte punuar disa vite në Kosovë, shfaqet një rrëfim i shkurtër i Halilajt, për jetën e tij si fëmijë refugjat i luftës në Kosovë.
“Është viti 1999. Djaloshi (fëmiu) me xhaketë të gjelbërt është Petrit Halilaj. Ai po ikё nga fshati i tij pas brutalitetit të ushtarëve serbë, të cilët kanë e shkatërruar tёrёsisht duke e rrafshuar pёr tokё shtёpinё e familjes sё tij. Tash, në vitin 2018, djaloshi ynë është rritur dhe bashkë me artistët e njohur si David Hockney dhe Bansky, është përfshirë në mesin e 45 artistëve më me ndikim në botë që kanë lënë gjurmë këtë vit”, thuhet nё njoftimin e bёrё, pёrcjell Klan Kosova.
Ekspozita e artistit Halilaj, e cila titullohet “Shkreptima”, do të qëndrojë e hapur në Fondazione Merz, në Torino të Italisë, deri më 3 shkurt të vitit të ardhshëm.
Vitin e kaluar Halilaj mori Mirënjohje Speciale nga Bienalja e Venecias. /©Kabllogrami/