Fёmiu gjeni – 6-vjeçari nga Dardana që flet 7 gjuhë
Amar Lenjani nga Karaçeva, fëmija superior me koeficient të inteligjencës 131. Telefonin e mban në dorë në mënyrë që të arrij të identifikoj të gjitha flamujt e shteteve që i gjen në bazë të aplikacioneve telefonike.
Amar Lenjani gjashtë vjeçari nga Karaçeva e Kamenicës është fëmija superior i cili di të flas 7 gjuhë të botës, raporton T7, pёrcjell gazeta express.
Përpos shqipes dhe anglishtes gjuhë e veçantё për të janë edhe rusishtja e greqishtja.
Amari i cili duket se është poliglot di edhe të shkruaj shumë mirë gjuhët që i flet.
“Flas anglisht, gjermanisht, rusisht, greqisht, indisht, portugalisht,serbisht”, ka treguar Lenjani.
Ai madje edhe pse është gjashtë vjeçar e din se kush udhëheq me qeverinë e kush është president i Kosovës.
Prindërit tregojnë që djali i tyre ishte i veçantë qysh kur ishte edhe më i vogël.
“Amari kur ka qenë katër vjeçar ka ditë me shkrujt e me fol anglisht po edhe shqip. Në fillim na ka fol veç anglisht, për neve ka qenë e vështirë sepse ne jo krejt e kemi ditë anglishten”, ka treguar për T7 dhe Gazetën Express nëna e Amarit, Valmira.
Madje ajo tregon se rekomandimi i mësueses së Amarit ishte që të bënte një test psikologjie. Testi i intelegjencës i ka dal 131 IQ, e që e bënë këtë fëmijë superior”, ka thënë Valmira Lenjani.
Dëshira e Amarit është që kur të rritet t’i shërbej atdheut nën uniformën e ushtrisë së Kosovës.
Fëmijët si Amari në Kosovë janë të rrallë por që kanë mungesë të përkrahjes institucionale.T7 /©Kabllogrami/