Dje u zhvilluan zgjedhjet lokale për qytetin e Stambollit në Turqi, ku të drejtë vote kishin mbi 10 milionë qytetarë.
Opozitari Ekrem Imamoglu edhe njëherë ka fituar zgjedhjet e përsëritura kundrejt të përzgjedhurit të Erdoganit, zyrtarit të lartë turk Binal Yildirimit.
Kandidati i partisë opozitare, CHP, ka fituar rreth 54 % të votave qytetare, gjersa kandidati i partisë së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, fitoi besimin e 46 % të qytetarëve që votuan.
Yildirim dhe Erdogan tashmë e kanë uruar për triumf kandidatin opozitar dhe i kanë ofruar bashkëpunim për të mirën e qytetit.
Ndryshe, kjo është hera e parë që pas 25 viteve Erdogan ka humbur në qytetin e Stambollit, për të cilin ka pohuar se kush pëson në këtë qytet, humb në krejt Turqinë. /©Kabllogrami/