Komedia “Kopraci” e Molierit me regji të Elmaze Nurës, realizuar nga Teatri “Adriana” i Qytetit të Ferizajt do të marrë pjesë në edicionin e 26 të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor dhe Eksperimental të Kajros.
Edicioni i 26-të i këtij festivali do të mbahet nga 10 deri më 19 shtator të këtij viti në Kajro të Egjiptin.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, menaxhmenti i Teatrit ferizajas njofton se shfaqja “Kopraci”, përveç se do të jetë pjesë e ceremonisë së hapjes së këtij festivali në Shtëpinë e Operës në Kajro, do të ketë edhe dy prezantime në këtë festival, më 11 dhe 12 shtator 2019.
Komedia “Kopraci” është dhënë premierë në prill të këtij viti në Teatrin “Adriana” të Ferizajt, ndërsa ka pasur edhe disa repriza në këtë teatër, bën të ditur kallxo.com.
Shfaqja rrëfen pangopshmërinë e njerëzve, që personifikohen përmes Harpagonit një person egoist, pavarësisht se është i mbuluar.
Në shfaqje luajnë: Mevlan Saraçi, Vjosa Abazi, Jajush Ramadani, Blin Sylejmani, Ali Krasniqi, Milot Salihu,Uratë Shabani,Sherif Bega dhe Doruntinë Xhemajli. /©Kabllogrami/