Gazeta online ‘Kabllogrami’ nga burime të saj brenda qarqeve ku po diskutohen dhe shqyrtohen modalitetet finale për marrëveshjen e ashtuquajtuar ‘përfundimtare dhe historike’ me Serbinë ka arritur të sigurojë një dokument prej 17 pikave që thuhet të jetë një nga opcionet e mundshme finale të marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Sipas këtij dokumenti, në pikën 1 parashihet që Presheva deri në Klenikë t’i bashkohet Kosovës, derisa në pikën 2 thuhet që kufiri vendoset afër Bilacit.
Në pikën 3 është paraparë që Bujanovci të merr STATUS SPECIAL si Special District.
Po ashtu në pikën 4 parashihet që, Mitrovica sipas këtij dokumenti të marrë status special, si Special District, njejtë si Bujanovci.
Pika 4 është përsëritur (që do të duhej kronologjikisht të ishte pika nr.5), në të cilën thuhet që: Nga 6 deri në 8 fshatra të komunës së Medvegjës i bashkohen Kosovës (por jo edhe qyteti i Medvegjës).
- Korridori 10 sipas këtij dokumenti shpallet International “Protected Road”.
- Liqeni i Ujmanit privatizohet për 99 vite (Kompani Angleze) dhe është me Status Special.
- Trepça privatizohet për 99 vite (Kompani Amerikane, Franceze, Ruse dhe Kineze) dhe është me status Special.
- Kishat serbe fitojnë pavarësi dhe eksterritor (si Hilandari në Malin Atos – Greqi)
- Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviq i bashkohen Serbisë.
- Reparacionet e Luftës falen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
- Kosova njihet nga Serbia me emrin Kosovo (e jo Republika e Kosovës).
- Forcat e NATO-s marrin mandat 33 vjeçar.
- Baza Cepotin afër Bujanovcit bëhet pjesë e Kosovës.
- (Kjo pikë përshkruan diç që realisht s’duket të ketë të bëje shumë me raportet direkte Kosovë – Serbi, por sidoqoftë po e botojmë si të tillë): Bondsteel në fshatin Sojevë bëhet ‘Military Base’; Vlora bëhet ‘Navy Base’; Kuçova bëhet ‘Air Base’…
- Firmoset Traktati i Miqësisë Kosovë me Serbinë në Uashington DC.
- Kjo marrëveshje pritet të ndodhë brenda 6 muajsh, më 12 qershor 2019 firmoset kjo marrëveshje (që dmth: në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga okupatori serb).
PS (Post Scriptum)/ Asnjë opcion tjetër nuk vjen në shprehje, përveç këtij, ose plotësim: Kufiri në Bilaç, nëse Mitrovica dhe Bujanovci mbeten me status special, përndryshe kufiri vendoset në Ristovac – ku Mitrovica do t’i bashkohej Serbisë dhe Bujanovci Kosovës.
Të nderuar lexues të Kabllogramit, gjykojeni vetë absurditetin e këtij dokumenti apo kësaj draft-marrëveshjeje, për të cilën sinqerisht shpresojmë të mos jetë e vërtetë. /©Kabllogrami/
Në vijim mund të lexoni dokumentin e fotografuar: