Edi Rama: Qeveria s’mund të bëhet baba dhe nënë për çdo student
Kryeministri Edi Rama prezantoi Paktin për Universitetin në qytetin e Elbasanit. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal edhe tek kërkesat e studentëve, duke thënë se tarifat për studentët janë përgjysmuar.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka thënë në Elbasan se, është shumë e qartë që tarifat studimore sot janë nën kosto. Kushton më shumë një student sot sesa ato tarifa. Tarifat i ka vendosur universiteti. Çka ka bërë qeveria është që mund të vendosë tavanin. Nese ne nuk do të vendosim tavanin tarifat do ishin më të larta.
Qeveria ka për borxh që në parim të mbështesë ata që vijnë nga familje në nevojë. Por nuk ka detyrimin të bëjë babin dhe nënën për të gjithë, kur vjen puna tek arsimi i lartë, është shprehur tutje Edi Rama.
Faktet janë që kushtet janë të vështira. Duke pasur parasysh kushtet kemi rënë dakord për të përgjysmuar tarifat për bachelorin. Dikush që nuk merr dot universitetin mund të bëhet një profesionist në një drejtim tjetër, ka thënë kryeministri shqiptar në Elbasan. /©Kabllogrami/