Edhe një rast i abuzimit seksual me të mitur
Këtë herë lajmi vjen nga një tjetër kënd i Kosovës, nga rajoni i Anamoravës ku një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është ndaluar për keqpërdorim seksual të një vajze të mitur 15-vjeçare.
Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ndalur për 48 orë të dyshuarin M.S, pjesëtar i FSK-së për keqpërdorim seksual të një 15-vjeçare.
“Ekziston dyshimi i bazuar që më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, komuna Viti, i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 15 vjeçare, me ç’rast si pasojë e abuzimit të njëjtës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, e cila për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Gjilan.
Prokuroria brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqet kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan. /©Kabllogrami/