Edhe një anije e flotёs sё SHBA-së hyn në Detin e Zi për shkak të rritjes së tensioneve Ukrainë-Rusi

Një anije tjetër nga Flota e SHBA-së, “USS Fort McHenry” ka hyrë këtë fundjavë në Detin e Zi, aty ku tensionet shpërthyen pasi tre anije të Ukrainës u goditën nga marina ruse me pretendimin se kishin shkelur ujërat territoriale ruse në fund të nëntorit dhe ekuipazhi i tyre u arrestua.

“Ardhja e “USS Fort McHenry” riafirmon vendosmërinë tonë kolektive ndaj sigurisë në Detin e Zi dhe rrit marrëdhëniet tona të forta me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s në rajon”, tha Lisa M. Franchetti, komandante e 6-të e Flotës.

“Fort McHenry me bazë në Florida është në një vendosje të planifikuar nga Flota e 6-të e SHBA për të kryer operacione me aleatë dhe partnerë, duke çuar përpara sigurinë dhe stabilitetin në Evropë”, tha Flota e 6-të e SHBA në një deklaratë të dielën.

Në njoftim gjithashtu kujtohet se marina amerikane funksionon në mënyrë rutinore në Detin e Zi, duke thënë se vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar, pёrcjell koha.net.

Gjashtë anije ushtarake amerikane kryen misione në zonë në vitin 2018, duke përfshirë edhe shkatërruesit e raketave të udhëzuar USS Ross, USS Carney dhe USS Porter, si dhe anijen komanduese USS Mount Whitney, anija USS Oak Hill dhe transportuesi ekspeditiv i shpejtë USNS Carson City. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë