Edhe në Shqipëri bien temperaturat
Moti sot në Shqipëri do të karakterizohet me ulje të temperaturave sikurse në tërë Ballkanin.
Ballkani do të ndikohet gradualisht nga hyrja në qarkullim e masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë nga Evropa veriore të cilat do të japin impakt në territorin e Shqipërisë duke ndryshuar kushtet e motit.
Për sot moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat do të pasohen nga reshje shiu dhe stuhi në veri pjesërisht zonën qendrore.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie graduale.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 18/31°C
Zonat e ulëta 19/35°C
Zonat bregdetare 22/33°C
©Kabllogrami