Ed Sheeran ka thyer rekordin për fitimet e arritura gjatë një viti nga një këngëtar, falë turneut të tij muzikor ku mori 432 milionë dollarësh.
27-vjeçari nuk publikoi asnjë këngë të re gjatë vitit 2018 por kjo nuk e ndaloi të kishte vitin më të suksesshëm financiar të një muzikanti.
Sipas të dhënave të Pollstar, Ed shiti 4.860.482 bileta në 53 qytete dhe bëri 94 shfaqje në 12 muajt e fundit, përfshirë biletat e 4 datave që performoi në stadiumin “Wembley” në Londër, me kapacitet prej 90.000 personash.
Me turneun i tij ‘Divide’, Ed fitoi më shumë se çdo artist tjetër në 30 vjet. Më së shumti ai performoi vetëm në skenë, por në disa raste ftoi Elton John-in t’i bashkohej në skenë.
Ed Sheeran kaloi miken dhe kolegen e tij Taylor SWift, turneu i së cilës ‘Reputation’ grumbulloi 345.1 milionë dollarë fitime.
Ndërsa turneu i Jay Z dhe Beyonce grumbulli 243.1 milionë dollarë fitime./A.T.SH/ /©Kabllogrami/