E urrej Albin Kurtin çfarë kriminelësh ka kriju, thotё njё nga themeluesit e LVV

Ish-themeluesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkëlzen Gashi, ka reaguar pёrmes rrjetit social Facebook, pas publikimit të bisedave komprometuese ndërmjet zyrtarëve të PSD-sё sё Shpend Ahmetit dhe zyrtarëve të lartë partiak të partive në pushtet, bёn tё ditur Kabllogrami

Gashi thotë se e urren Albin Kurtin, se çfarë kriminelësh ka krijuar.

“Kur i shoh këta kriminelët e PSD-së, dhe ca kriminelë të tjerë që janë akoma në VV, e urrej Albin Kurtin çfarë kriminelësh ka kriju”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook, pёrcjell Kabllogrami.

Në bisedat e publikuara sot në media, janë parë pazaret e PSD-së, e cila tashmё po konsiderohet si ‘pozitё+’, me pushtetin për votimin e buxhetit. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë