Dy doganierë shqiptarё sulmohen në veri të Mitrovicës
Dy punonjës të doganës në veri të Mitrovicës, kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga një i panjohur. Siç raporton Policia, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti mbetet nën hetime, pёrcjell Kabllogrami.
Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën ‘Kollashini’.
Nё njoftimin e Policisё lidhur me kёtё rast, thuhet: “Rr.Kollashini, Mitrovicë Veri 24.12.2018-09:10 . Dy viktimat meshkuj K-Shqiptar (doganierë) kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti mbetet nën hetime”. /©Kabllogrami/