Dua Lipa është këngëtarja më e nominuar për çmimet më restigjioze në Britani të madhe, në fushën e muzikës dhe showbizit “Brit Awards” dhe së bashku me Anne Marien, kanë më shumti nominime, nga katër gjithsej, raporton BBC.
Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Prishtina në të gjitha nominimet përfaqësohet me këngët “IDGAF” si dhe “One Kiss” që e ka realizuar në bashkëpunim me ish të dashurin e Rita Orës, Calvin Harris, përcjell Kabllogrami.
Kështu, në kategorinë “British Single” ajo është nominuar me të dy këto këngë. Gjithashtu, ajo është në garë, po me “One Kiss” e “IDGAF”, edhe për videoklipin më të mirë, derisa për këtë çmim është e nominuar edhe Rita Ora me “Let Me Love You”, që do të thotë se edhe një artiste shqiptare, po me rrënjë nga Prishtina, Rita Ora është në garë për të fituar një çmim në “Brit Awards”.
Ceremonia e “Brit Awards” do të mbahet të mërkurën, më 20 shkurt në “O2 Arena” të Londrës. /©Kabllogrami/