Dua Lipa me “New Rules” arrin 1 miliard dëgjime në “Spotify”
Dua Lipa vazhdon të mbetet një prej këngëtareve më të dëgjuara në platformën numër 1 në botë të muzikës, “Spotify”. E për të dëshmuar këtë më së miri flet kënga “New Rules”, e cila deri më tani është dëgjuar mbi një miliard herë, bёn tё ditur Kabllogrami
“New Rules është dëgjuar një miliard herë në Spotify. Është bërë këngëtarja e dytë femër që arrin një rekord të tillë”, shkruan në njoftimin e Spotify.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vet artistja shqiptare përmes rrjeteve sociale teksa i ka falënderuar të gjithë fansat.
“Mirëmëngjesi. 1 miliard dëgjime në Spotify!!!! Shumë dashuri dhe mirënjohje për të gjithë që po dëgjojnë muzikën … faleminderit, faleminderit! Kjo është shumë ‘cool’”, ka shkruar ajo në Instagram.
Theksojmë se kënga e publikuar në korrik të vitit të kaluar deri më tani është shikuar mbi 1.5 miliard herë në YouTube. /©kablogrami/