Dita e falёnderimeve, festё kombёtare pёr amerikanët
Të enjten e fundit të muajit nëntor amerikanët kremtojnë pёr çdo vit ditën e Falenderimeve, një festë unike amerikane. Së bashku me familjen e miqtë ata shtrojë një darkë të veçantë, ku tradicionalisht servohet si pjatë kryesore gjeli i detit. Dita e Falenderimeve është edhe festa më familjare për amerikanët, kur brezat mblidhen për të shprehur falenderime për bekimet që u ka ofruar jeta, bёn tё ditur Kabllogrami
Dita e Falenderimeve është një traditë e krijuar që në vitet e para të kolonizimit të Amerikës nga të bardhët, kur familjet që i kishin mbijetuar dimrit të egër, u mblodhën me fqinjët indigjenë për të shprehur mirënjohje dhe falenderime për jetën në tokën e re.
Nga viti 1863, gjatë Luftës Civile në Amerikë, presidenti Abraham Linkoln shpalli vendimin që Dita Kombëtare e Falënderimeve të festohet çdo vit, të enjten e katërt të nëntorit.
Kjo ditë shënohet gjithashtu me ngjarje sportive dhe festime, përfshirë një paradë në qytetin e New York-ut .
Dita e Falënderimeve, që shënon fillimin e sezonit të festime me rastin e Krishtlindjeve, pasohet nga ajo që njihet si e “black friday” apo nё shqip e “ premtja e zezë”, kur bizneset e shitblerjes ofrojnë uljet më të mëdha të çmimeve, dhe konsumatorët shfrytëzojnë rastin për të gjetur mallra me kosto të ulët, që nga veshjet, lodrat e deri tek pajisjet elektronike dhe orenditë shtëpiake. /©kabllogrami/