Derisa Ministria e Kulturës harron çmimin “Letërsia shqipe”, pak më tej, ndahet çmimi “Rexhai Surroi” për letërsi

Gëzim Aliu me romanin “Gosti në natën e parë të vjeshtës” është fitues i çmimit “Rexhai Surroi” për letërsi, njofton KTV.

Romani fitues befason në shumë kuptime dhe ky është edhe sekreti i tij. Është udhëtim në oqean shpirti, pa pretenduar të zbulojë një kontinent. Është shkruar me një urtësi të brendshme. Gjuha e bukur shqipe dhe rrëfimi i autorit, ndërlidhja e ngjarjeve të tri periudhave të Kosovës, janë disa prej veçorive të shumta të librit.

“Në një vend fatkeq është e vështirë të jesh i lumtur. Përveç fjalëve të jurisë, po ndihem i lumtur, shpresoj që lumturia ime të zgjasë së paku një orë”, ka thënë shkurt fituesi Aliu pas pranimit të çmimit. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë