Premierliga vazhdon të sjellë ndeshje të mëdha. Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së tretë të kampionatit anglez të futbollit. Derbi i Premierligës dhe i krejt Evropës do të jetë ai në mes të Liverpoolit dhe Arsenalit, i cili do të zhvillohet të shtunën në Anfield me fillim në ora 18:30, bën të ditur Gazeta Online Kabllogrami.
Kampioni aktual i Evropës do ta kërkojë fitoren në shtëpi, kurse mysafirët nga Londra do të tentojnë ta vazhdojnë formën e mirë të shfaqur në fillim të sezonit.
Ndërkohë, kampioni aktual, Manchester City do ta vizitojë Bournemouthin, kurse nënkampioni evropian, Tottenhamluan në shtëpi me Newcastlen.
E Manchester United që luan në Old Traford është i favorizuar për fitore në duel me Crystal Palace.
Ndeshjet kryesore të Premierligës angleze për territorin e Kosovës edhe këtë javë do t’i transmetojë platforma televizive ‘ipko’ përmes kanaleve të SS Kosova.
Premierliga – Java e tretë
SSK1 E premte 21:00 AstonVilla – Everton 2:0
SSK1 E shtunë13:30 Norwich – Chelsea
E shtunë 16:00 Brighton – Southampton
SSK1 E shtunë 16:00 Manchester United – Crystal Palace
E shtunë 16:00 SheffieldUtd – Leicester
E shtunë 16:00 Watford – West Ham
SSK1 E shtunë 18:30 Liverpool – Arsenal
SSK1 E diel 15:00 Bournemouth – Manchester City
SSK1 E diel 17:30 Tottenham – Newcastle
E diel 17:30 Wolverhampton – Burnley
©Kabllogrami