Demaku tregon për mësimet hebraike që ia ka përcjell Ibrahim Rugovës
Publicisti dhe shkrimtari Daut Demaku ka thënë se vetëm “shpirti i tij” ia di sa ka vuajtur duke u munduar të bind Ibrahim Rugovën që të mësohet me përsëritjen e gjërave e sidomos me fjalët “Pavarësi e Kosovës”.
Demaku në emisionin “Personale” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka rrëfyer disa biseda që kishte pasur me ish-presidentin Ibrahim Rugova. Demaku ka thënë se tregimi i këtyre bisedave nuk i bën nder atij, por Rugova nuk e akceptonte përsëritjen.
“Ibrahim Rugovën e kam pas shokë, kemi qenë bashkë në studime, bashkë në gazetë për tri vite. Por, shpirti im e di sa takime i kam pasur me të në vitet e ’90, për t’i shtirë në kokën e tij këto këshilla”.
“…Njeri më të moderuar se Rugova nuk ka pasur, njeri më pranues se ai nuk ka pasur, por nuk e akceptonte përsëritjen. O Ibro në politikë ka shumë rëndësi se çfarë thua”, thotë shkrimtari, përcjell Telegrafi.
Publicisti thotë se me gjithë vështirësitë, Rugova më në fund i ka pranuar këshillat që ai i kishte dhënë për të përsëritur fjalën “Pavarësi”.
“Në fund Rugova e pranoi. Veç thuaje “Pavarësi e Kosovës”, “Pavarësi e Kosovës”, “Kosova e pavarur”, “Kosova e pavarur”, dhe e bëri. Këtë e kanë bërë edhe hebraikët. Nga ata e kam mësuar prandaj ia kam përcjellë Ibrës”, ka thënë ndër të tjera Daut Demaku. /©Kabllogrami/