City përkohësisht merr kreun në premierligën angleze

Manchester City ka mposhtur Evertonin, në ndeshjen e vetme të xhiros së 26 të premier ligës angleze që u zhvillua këtë të mërkurë, për të marrë kështu lidershipin në Premier Ligë, raporton Kabllogrami.

Ndeshjet e tjera të javës së 26 në Angli zhvillohen gjatë vikendit.

Manchester City fitoi si mysafir 0 me 2, me golin e Aymeric Laportes në fund të pjesës së parë, dhe të Gabriel Jesusit në fund të ndeshjes.

Me 26 ndeshje, City barazon me pikë Liverpoolin, nga 62, por ia merr kreun për shkak të goldiferencës më të mirë. Në anën tjetër, Liverpooli tash ka një takim më pak të zhvilluar. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë