Manchester City ka shënuar fitore ndaj Evertonit me rezultatin 3-1 në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në “Etihad Stadium”, bën të ditur Kabllogrami
Skuadra e City-t me këtë fitore ka marrë kreun e renditjes përkohësisht me 44 pikë, dy më shumë se Liverpooli që luan nesër ndaj rivalit të përbetuar Manchester Unitedit. Golin e parë për Cityn e shënoi Gabriel Jesus në minutën e 22’ të ndeshjes, pastaj në pjesën e dytë në minutën e 50’ ishte përsëri braziliani që shënoi për 2-0 me kokë.
Evertoni e ngushtoi rezultatin në 2-1 me golin e Dominic Calvert-Lewin në minutën e 65’, mirëpo i sapo inkuadruari në lojë, Raheem Sterling shënoi për 3-1 me kokë katër minuta më vonë. /©Kabllogrami/