Manchester City brenda kësaj jave pritet ta finalizojë huazimin e portierit Aro Muriq. Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq brenda kësaj jave, do ta kompletojë huazimin te skuadra e Nottingham Forestit, ka njoftuar të hënën “The Telegraph”.
Portieri i Manchester Cityt ishte në radarin e disa ekipeve të tjera në Angli dhe shteteve të tjera, por ai ka vendosur t’i bashkohet ekipit që garon në “Championshipin” anglez, transmeton “Sporti në KTV”.
Edicionin e kaluar portieri 20-vjeçar në të gjitha garat ka luajtur vetëm shtatë ndeshje, por nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Premier League. Mbase ky huazim do të ishte i mirëseardhur për portierin e përfaqësueses sonë, në kuptim të fitimit të përvojave të reja dhe rritjes së vetbesimit.
Muriq me kampionin e Anglisë, ka kontratë deri në qershor të vitit 2021. /©Kabllogrami/