‘Burdushit’ i zgjatet edhe dy muaj paraburgimi
I vetquajturi ‘mjek popullor’, Hysri Peçani i njohur si “Burdushi”, gjendet nën masën e paraburgimit qe 30 ditë, nën dyshmin për 4 vepra penale, ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shamngie nga tatimi, dhe mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Ditën e premte të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj, ashtu që kjo masë do të zgjatë deri më 16 shkurt 2019, raporton Kallxo.com
Prokurori i çështjes, Fatos Ajvazi kishte parashtruar kërkesë për vazhdimin e paraburgimit, pasi që sipas tij prokuroria është në fazën fillestare të hetimit, dhe duke marrë parasysh peshën e veprave penale, ekziston rreziku që me lënien në liri i njëjti rrezikon dëmtimin e provave tjera, apo edhe ikjen nga drejtësia.
Gjyqtari i çëshjtes Luan Berisha, konform kërkesës së prokurorit, me vendim i ka vazhduar Peçanit masën e paraburgimit edhe për dy muaj.
Ditë më parë është raportuar se Prokuroria Themelore në Prizren ka sekuestruar rreth 2 milion e 600 mijë euro pasuri të Burdushit. /©Kabllogrami/