Britania paralajmëron BE-në: Dalim edhe pa marrëveshje

Në një fjalim të mbajtur në kongresin e konservatorëve ditë më parë në Birmingham, ministri britanik për Brexit, Dominic Raab ka paralajmëruar BE nga kërkesat e ekzagjeruara. “Gatishmëria jonë për kompromis nuk është e pakufishme”, ka thënë ai duke shtuar se ne nuk do të kërkojmë shtyrjen e zbatimit të nenit 50-të. Neni 50 rregullon daljen e një vendi nga BE, transmeton Kabllogrami

“Nëse oferta e vetme e BE e kërcënon unionin tonë, atëherë nuk na mbetet rrugë tjetër, veçse të dalim pa marrëveshje”, thekson Raab, i cili megjithatë e kërkon kompromisin. “Qëndrimi im është pragmatik jo dogmatik.” Sipas Raab, BE kërkon ta mbajë vendin tonë në Union përmes trukeve. Edhe ministri britanik i Tregtisë Fox paralajmëroi Bashkimin Europian. Mungesa e marrëveshjes do të dëmtojë shumë edhe tregtinë e BE-së, tha ai.

Lufta brenda konservatorëve

Konservatorët u mblodhën kohë më parë në kongresin e partisë për të gjetur një rrugëzgjidhje nga ngërçi i krijuar. Partia është e përçarë në kampin e mbështetësve rreth ish-ministrit të Jashtëm, Boris Johnson që kërkesat e BE-së i quajnë të ekzagjeruara dhe e kritikoi ashpër kryeministren Theresa May në kongres, dhe grupimit tjetër  që përkrahin kryeministren. Brenda partisë duket se zhvillohet një luftë e brendshme për pushtet.

Pika më e nxehtë e debatit me BE-në mbetet statusi i provincës britanike, Irlandë e Veriut. Nuk duhet të ketë një doganë kufitare mes Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe, siç parasheh BE-ja. BE e refuzon planin aktual të Theresa May-t për Brexit dhe kërkon më shumë lëshime. Gjashtë muaj para datës së daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, negociatat janë vështirësuar. Shumë sipërmarrje ndërkohë po përgatiten për skenarin më të keq, daljen e Britanisë së Madhe nga BE pa një marrëveshje të rregulluar, e cila potencialisht mund të shkaktojë kaos dhe rreziqe politike e ekonomike. /©kabllogrami.com/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë