Gjykata Evropiane e Drejtёsisё, sot ka vendosur që Britania mund ta anulojë vendimin pёr BREXIT në mënyrë të njëanshme, me ç’rast anulimi do tё implikonte një referendum të dytë, shkruan The Guardian, transmeton Kaabllogrami
Britania e Madhe mund të anulojë procesin e BREXIT-it pa miratimin e shteteve anëtare dhe rregullave të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Gjykata, gjithashtu erdhi në përfundim se çdo shtet anëtar i BE-së, mund të anulojë procesin e nenit 50 pa pasur nevojë për aprovimin nga çdo shtet tjetër.
Aty thuhet se “Britania e Madhe është e lirë të anulojë në mënyrë të njëanshme njoftimin apo qëllimin e vet për t’u tërhequr nga BE-ja”.
Procesi i BREXIT-it ka gjasa madje të përfundojë në Gjykatën më të lartë. Gjykatësit hodhën poshtë argumentet nga Qeveria dhe Komisioni Evropian se neni 50, një proces dyvjeçar që shkakton largimin e një shteti anëtar nga BE-ja, s’mund të anulohet në mënyrë të njëanshme.
Ndërkaq, zyra e kryeministres britanike, Theresa May hodhi poshtë spekulimet për një shtyrje të mundshme të votimit për “Brexit” në parlamentin britanik. “Votimi do të mbahet të martën”, tha një zëdhënës i “Downing Street”.
Edhe pak ditë më parë. Manuel Campos Sanchez-Bordona, këshilltar i lartë i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, tha se Britania ka ende të drejtë të tërheqë vendimin për dalje nga Bashkimi Evropian, apo Brexit, në mënyrë të njëanshme.
Britania e Madhe duhet të largohet nga BE-ja më 29 mars të vitit të ardhshëm, por marrëveshja e negociuar me BE-në duhet të mbështetet nga deputetët e shumicës në Parlamentin britanik, për të hyrë në fuqi. /©Kabllogrami/