Boronica me plot vlera ushqyese e kuruese

Boronica është produkti i vendosur në top listë nga mjekët dhe nutricionistët për shkak të vlerave ushqyese që përmban. Në vendin tonë e gjeni të freskët, të thatë, të ngrirë por edhe te nënproduktet si reçel apo lëng boronice.

Boronica njihet që në lashtësi si bimë më veti kuruese nga frutat dhe fletët e saj, të cilat përgatiteshin si çajra për sëmundje të ndryshme. Me frutat e freskëta të boronicës prodhohen lëngje, përdoren për gatimin e ëmbëlsirave të ndryshme por, gjithashtu ato thahen ose ngrihen në mënyrë për t’i pasur gjatë gjithë vitit, shkruan koha.net.

E cilësuar si antibiotik natyral, kjo bimë ka aftësi të shkatërrojë bakteret apo mykotikët nga organizmi, ndërsa boronica e kuqe përdoret për zbukurimin e ëmbëlsirave, për përgatitjen e marmalatave apo shurupeve por, ky varietet rrallё gjendet zonat tona. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë