Boks: Shqiptarja shpallet kampione e botës në WBC MuayThai
Bokserja shqiptare Alma Juniku është shpallur kampione e botës, në WBC MuayThai për peshat deri në 54 kilogram. 18 vjeçarja e cila përfaqëson Australinë në boks, mposhti në finale kundërshtaren nga Tajlanda, Zaza Sor Aree, pas 5 raundeve.
Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të WBC MuayThai, ku ata e përgëzuan Australinë për këtë fitore si dhe uruan znjsh. Juniku për natën e saj të mahnitshme me arritjen e këtij suksesi global.
Alma Juniku nuk është e para sportiste shqiptare që përfaqëson një tjetër shtet, duke shtuar numrin e sportistëve shqiptarë që garojnë për kombe tjera. /©Kabllogrami/