Beogradi zyrtar me një zbulim të ri: E shpall armik të Serbisë pushtetin demokratik në Mal të Zi

Regjimi në Mal të Zi është armik i Serbisë dhe ashtu duhet përkufizuar, deklaroi ministri për Inovacione dhe Zhvillim të Teknologjisë të Serbisë, Nenad Popoviq, e citon B92 transmeton Koha.net.

Ai njëheresh regjimin e presidentit malazias, Millo Gjukanoviq, të zgjedhur në mënyrë demokratike nga votat e qytetarëve malazias, e ka cilësuar “kriminal”.

TV Pinkut, sipas raportimeve, ministri Popoviq i ka thënë se miratimi i Ligjit mbi liritë fetare në Mal të Zi, me të cilin parashihet edhe, siç citohet të ketë thënë, marrja e pronës së Kishës Ortodokse Serbe përbën akt armiqësor, sulm në Kishën Ortodokse Serbe, mbi popullin serb dhe mbi shtetin e Serbisë.

“Kështu nuk na kanë bërë as armiqtë më të egër dhe shteti i Serbisë me siguri do të reagojë me ashpërsinë më të madhe nëse ndodhë miratimi i ligjit në Kuvendin e Malit të Zi”, transmeton koha.net. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë