Në Kroaci, në atë që mund të konsiderohet ‘befasi e pritshme’, zgjedhjet presidenciale të së dielës në ruandin e dytë i fitoi kandidati i së majtës Zoran Milanoviç, i cili e sfidoi dhe fitoi ndaj presidentes aktuale konservatore Kolinda Grabar-Kitaroviç, transmeton Kabllogrami.
Fitorja e presidentes së deritashme dukej e pritshme duke menduar se rreth 25% të votave të kandidatit nacionalist Miroslav Shkoro që doli i treti në ruandin e parë, do të shkonin për Kolinden, e për inat të majtistit Millanoviq, por kështu nuk doli dhe befasia ndodhi.
Kandidati i majtë Zoran Millanoviq fitoi zgjedhjet presidenciale të së dielës përballë një kandidateje konservatore. Është kjo një fitore e rrallë nga një kandidat liberal gjatë votimeve të kohëve të fundit në Evropën qendrore.
Me 99% të votave të numëruara, Zoran Millanoviq, ish-kryeministër i vendit, fitoi 53%. Ndërsa Kolinda Grabar-Kitarovic, gruaja e parë që u bë kryetare e shtetit kroat pesë vite më parë, mori 47% të votave.
Rezultati është një goditje për konservatorët në pushtet, në një moment kur Kroacia ka marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, ndërsa këtë vit pritet të zhvillohen edhe zgjedhjet parlamentare.
Ata që votuan për kandidatin e majtë, mendojnë se zoti Milanoviq do ti sjellë më shumë sukses Kroacisë në Evropë. Derisa ata që votuan për presidenten aktuale mendojën se ajo është më e lidhur me botën, është më e spikatur, flet disa gjuhë, dhe ka krijuar miq për Kroacinë kudo në botë.
Zonja Kitaroviç zhvilloi një fushatë që promovonte “Kroacinë e vërtetë”, diçka që zoti Milanoviq e përkufizoi si tepër të rrezikshme. Në përfundim të procesit, ajo i uroi fitoren zotit Milanoviq.
©Kabllogrami